Fatmir Lazo - Një engjëll ra Video
Poezi nga F.Lazo
Një engjëll ra !!
Nga dashuria për një
të marrë
Harroi atë, për çfarë
kishte ardhë
Zoti e dërgoi që në shpirt
paqen të sjell
por zemra magmën lëshoi
dhe shpirti mori zjarr
poshtë, zgjodhi ferrin e tokës
krahët i lëshoi
pavdeksinë me vdekjen ndërroi
Një engjëll ra !!
Mbi krahët e mi trupi
i saj pa jetë
O Zot! Përse mua vallë?
në qoftë se të përket
merre ! ja ku është
bë që sërisht të fluturojë
dua që ajo të jetojë !
dhe pse larg meje në
haremin tënd,
sepse tani e di, që vetëm
për mua mendon
Një engjëll jeton
F. Lazo (Novembre 09)
Author: fatmirlazo; Uploaded: Nov 8, 2009; Duration: 4:39; Views: 51
Tags: një engjëll ra lazo freeman lazonby lazonby school lazor laser quest lazonby village hall lazooli lazopoulos lazonby cumbria lasers










