Aksidentet, Basha: S`ka sinjalistikë rrugore, vendorët të bashkëpunojnë

Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha dhe shefi i delegacionit të KE në Tiranë, Helmut Lohan kanë inspektuar sot aplikimin në terren të trajnimit të efektivave shqiptare të policisë rrugore nga ato austriake. Lohan tha se numri i aksidenteve në Shqipëri vijon të jetë disa herë më i lartë krahasuar me vendet e BE ndërsa Basha vuri theksin tek mungesa e sinjalistikës rrugore, kryesisht në Tiranë.


















