dhe Videos
Topi viziton të moshuarit, siguron më tepër vëmendje e kujdes

Më tepër vëmendje dhe kujdes për kategori të vecanta të shoqërisë. Ka qenë ky apeli i Presidentit Bamir Topi gjatë vizitave të tij në qendrën e të moshuarve në Kavajë dhe në qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Durrës. Kreu i shtetit dhe bashkëshortja e tij kanë shpërndarë dhurata duke u uruar dhe festat e fundvitit.
Tritol shtyllës, dëmtohet linja e tensionit të lartë Koman-Elbasan

Persona të panjohur kanë vendosur një sasi eksplozivi në njërën nga shtyllat e linjës se tensionit të lartë 220 kilovolt Shkodër-Elbasan. Shpërthimi ndodhi gjatë natës dhe si pasoje jane dëmtuar xhamat e banesave afër. Disa persona shoqërohen në polici. OSSH: Nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike.
Përmbytjet në Fier, banorët kalojnë natën mes ujit e baltës

Vazhdon të jetë e rëndë situata në zonat e prekura nga përmbytjet në Fier. Edhe pse niveli i ujit ka rënë, banorët kanë kaluar natën jashtë, ndërsa akuzojnë autoritetet për mungesë vëmendjeje duke i lënë në mëshirë të fatit, mes ujit e baltës dhe pa rezerva ushqimore.
Meta takon Petrovic: Fqinjësia e mirë i shërben paqes në rajon

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë i shërben paqes në rajon dhe proceseve integruese të tij. Kështu ka deklaruar zv.kryeministri dhe ministri ynë i jashtëm Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me anëtarin e Kuvendit të Kosovës zotin Sllobodan Petrovic i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Author: TRAZUAR; Tags: Albania Shqiperia Serbia Kosova Dardania
bona dhe bibja.wmv

Author: amerika343; Tags: bona dhe bibja
Moti i keq dhe me bore shkakton 80 te vdekur ne Europe

Regjistrohen me shume se 80 te vdekur ne gjithe Europen nga moti i keq me bore e ngrica. Vetem ne Poloni nga i ftohti kane vdekur 42 vete, te gjithe persona te pastrehe. Viktima, dhe ne Ukraine, Finlande, Gjermani e Austri. Rinisin punen,por jo me kapacitet te plote, trenat eurostar, qe lidhin Francen me Britanine e Madhe













